Staf i përkushtuar dhe profesional

Aftësitë profesionale dhe shkencore janë pjesë shumë e rëndësishme në përzgjedhjen e stafit mësimor të shkollës. Formimi intelektual, moral, kulturor dhe karakteri shkojnë paralel me dy cilësitë e para. Aftësitë për të transmetuar njohuritë dhe vlera sa më të larta morale padyshim që nuk ngelen mbrapa në kriteret e përzgjedhjes. Në këtë mënyrë shkolla mundohet të japë maksimumin për nxënësit e saj. Ajo që e karakterizon stafin e “H. Ibrahim Dalliut” është modeli i drejtimit dhe fryma e përgjithshme e bashkëpunimit duke e kthyer punën në këtë shkollë jo si ushtrimin e vakët të një profesioni, por në realizimin e një misioni. Dashamirësia, vlerat morale, respekti, altruizmi, vlerësimi, të ndjerit mirë, ardhja në punë me dëshirë, të qenit të unifikuar, ndihma reciproke si dhe impenjimi për qëllimin e përbashkët janë elementë shumë të çmuar që e karakterizojnë stafin e shkollës.