Tarifa të favorshme, oferta, stimulime dhe gjendje pranë shtresave në nevojë

Të gjendurit pranë dhe të kuptuarit e mundësive të prindërve, stimulimi dhe motivimi janë përsëri një pjesë e rëndësishme e shkollës sonë. Prandaj për të gjithë prindërit që kanë dy fëmijë të regjistruar në shkollë, aplikohet 10% zbritje dhe për të gjithë ata që kanë mbi dy fëmijë të regjistruar shkolla aplikon 15% zbritje.

Për stafin dhe personelin e shkollës ofrohet 50% zbritje!

Një rëndësi të veçantë shkolla u kushton edhe nxënësve me arritje dhe rezultate të larta në mësime. Të gjithë nxënësit që i kanë rezultatet e një periudhe 10 fitojnë 50% bursë, ndërsa nxënësit që janë fitues në olimpiadat lokale, kombëtare apo ndërkombëtare si dhe për ata me prirje e aftësi të veçanta ofrohet bursë e plotë. Gjithashtu nxënësit me arritjet më të mira dhe sjellje shumë të mirë janë pjesë e pandashme e kampingjeve verore.
Një tjetër projekt shumë të rëndësishëm në aspektin e ndihmës për shtresa të caktuara është edhe për jetimët. Çdo vit me ndihmën e donatorëve dhe miqve të ndryshëm shkolla mundëson 50 bursa për jetimët.