AKTIVITETE MËSIMORE

Aktivitetet mësimore variojnë nga punët praktike brenda dhe jashtë klasës, te punët në laborator, ekskursionet mësimore, pjesëmarrja në aktivitete të ndryshme mësimore-edukative sipas planifikimeve vjetore, deri te konkurset shkencore dhe lëndore mes klasave. Ajo që lexohet, shikohet, preket apo zbatohet në praktikë ngelet në mendje gjatë gjithë jetës dhe vjen në nevojë pragmatike sa herë duhet.

Olimpiada e Matematikës - Faza I
Momente nga zhvillimi i Olimpiadës së Matematikës për klasat e nënta.
Suksese nxënësve pjesëmarës!
Së bashku në rrugën e dijes…
Vizitë në Muzeun Kombëtar
Nxënësit e klasave të nënta dhe njëmbëdhjeta zhvilluan një vizitë në Muzeun Kombëtar në kuadër të aktiviteteve për 110 vjetorin e shpalljes së pavarësisë.
Së bashku në rrugën e dijes…
Konkurs në Histori
Konkurs në histori ndërmjet klasave të nënta në vazhdën e aktiviteteve për 110 vjetorin e Pavarësisë!
Së bashku në rrugën e dijes…
Dokumentar Historik
Në përkujtim të 16 Nëntorit 1990, ditës së rikthimit të lirisë së besimit, nxënësit ndoqën dokumentarin filmik të ceremonisë së hapjes së Xhamisë Plumbit në qytetin e Shkodrës. Ata u njohën edhe me kontributin e Hafiz Sabri Koçit, si pishtar i organizmit dhe drejtimit të kësaj ngjarjeje historike për vendin tonë.
Ndër të tjera, gjatë fjalimit të tij, Hafiz Sabri Koçi do pohonte:
“Dëgjues të nderuar! Vëllezër dhe motra, myslimanë, katolikë dhe ortodoksë, mbi të gjitha shqiptarë! Sot, kemi gëzimin më të madh pas 23 vjetësh, dëgjojmë kënaqësinë më të madhe të zemrës dhe të shpirtit tonë.
Ju hapën portat zemrave, që të njohin, të dashurojnë, të respektojnë të afërmit e tyre. Cili është më afër te njeriu se sa ai te vetvetja? Është Zoti.
Lavdi i qoftë të madhit Zot që e ruajti dashurinë e vet në zemrat tona, e nuk na përbuzi, e ruajti në zemër…, ja ndezi dritën e dashurisë së vet në zemër dhe në shpirt.”.
Së bashku në rrugën e dijes…
Orë mësimore në "Dituri Natyre"
Nxënësit e klasës pestë në lëndën e Dituri Natyre mësuan pjesët e bimës dhe funksionet e tyre.🥀🌻🌾
Së bashku në rrugën e dijes…