Mësimdhënia në ambiente të ndara djem edhe vajza
Një veçanti e cila e karakterizon shkollën tonë është mësimi i veçuar midis djemve dhe vajzave. Kjo ndarje vjen si pasojë e një alternative ndryshe në krahasim me shumë shkolla të tjera në vend, një formë e specifikuar për t’u dhënë mësim nxënësve me një praktikë të veçantë. Duke marrë shkas nga kërkesat e shumta të prindërve dhe si praktikë e suksesshme, e cila njihet edhe në disa vende të tjera të zhvilluara të botës, konceptuam një zgjidhje interesante për një mësim ndryshe dhe cilësor mbështetur në parime të shëndosha.