Laboratorë dhe kabinete

Shkolla është e kompletuar plotësisht me tre laboratorë funksional: i biologjisë, i kimisë dhe i fizikës, për të dy ciklet shkollore, ai 9-vjeçar dhe i mesëm. Në ta është përfshirë çdo pajisje sipas kërkesave të programeve lëndore për eksperimente të ndryshme, punë praktike dhe ilustrime sipas nevojave të çdo klase. Në secilin laborator mund të punojnë lirshëm 5 grupe me nga 4 nxënës. Gjithashtu shkolla ka dy kabinete të kompletuara të informatikës me rreth 24 kompjuterë.