Aktivitete Kulturore

Formimi kulturor i nxënësve tanë është një pikë e rëndësishme për shkollën. Në këtë sfond në planin e aktiviteteve vjetore janë të planifikuara takime me personalitete të ndryshme të jetës sociale, kulturore, ekonomike e politike në vend, duke trajtuar tematika sipas fushave përkatëse për t’u dhënë nxënësve një informim të përgjithshëm dhe për t’i afruar ata sadopak me realitetet që do të përballen në jetë. Konkurset si ai i fjalës artistike, i pikturës, i esesë më të mire etj. së bashku me vizitat e ndryshme në evente e organizime të caktuara, si panairi i librit apo aktivitetet e  organizuara brenda institucionit, janë një pjesë e pandashme e jetës në shkollë.