Qendër e akredituar Ei-Pass

Njohuritë kompjuterike dhe digjitale nuk janë vetëm një trend tashmë, por edhe një domosdoshmëri për shkak të zhvillimit teknologjik global. Duke e vlerësuar këtë fakt, shkolla jonë është akredituar si qendër “EI-PASS”. Kjo do të thotë se nxënësit tanë, mësuesit dhe kushdo që dëshiron mund të trajnohet, të zhvillojë kursin dhe të japë provimin për të fituar një certifikatë e cila dëshmon njohuritë e caktuara kompjuterike (sipas nivelit që regjistrohesh) dhe është e njohur në të gjithë Evropën. Në planin afatgjatë të shkollës është menduar që ky lloj trajnimi nxënësve tanë t’u ofrohet si pjesë e kurrikulës, që do të thotë se ata nuk kanë nevojë të ndjekin një kurs suplementar për të dhënë këtë provim, por përgatiten gjatë një periudhe të caktuar ose një viti mësimor si pjesë e orarit të mësimeve dhe në përfundim hyjnë në provim për t’u certifikuar.

WhatsApp Image 2018-04-24 at 21.56.18 (1)
WhatsApp Image 2018-04-24 at 22.20.42
WhatsApp Image 2018-04-24 at 21.56.18