Bibliotekë (fizike dhe digjitale)

Biblioteka e shkollës, ndonëse në hapat e para, është e pasur me libra të mjaftueshëm shkollorë edhe jashtëshkollorë, duke u dhënë nxënësve mundësinë e munguar në shumë shkolla të tjera. Gjithashtu, në një projekt të nisur nga Ekipi Lëndor i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë në bashkëpunim me nxënësit, biblioteka vjen edhe në versionin e digjitalizuar, një risi kjo e cila do t’u vihet nxënësve në dispozicion në çdo kohë.