Siguri

Një rëndësi tepër të veçantë shkolla i kushton edhe sigurisë së fëmijëve, duke kontrolluar rreptësisht hyrjet dhe daljet, duke komunikuar në mënyrë të vazhdueshme me prindërit dhe duke zbatuar rregulla të qarta e të mirëpërcaktuara në Rregulloren e Brendshme të institucionit. Mësuesit dhe personeli i shkollës janë vazhdimisht të preokupuar dhe në përkujdesje të nxënësve qoftë në oborr, në ambientet e përbashkëta (koridore, ambiente sportive etj) apo edhe në klasa.