Objektivat
Shkolla synon në tërë veprimtarinë e saj mësimore dhe edukative:
- Të zhvillojë më tej personalitetin e nxënësve me vlerat më të larta të një shoqërie përparimtare, tolerante, të vetëndërgjegjshme dhe të dobishme në të gjitha sferat dhe fushat e jetës, duke pasur si shembull moralin dhe etikën më të lartë.
- Të zhvillojë mendimin dhe veprimin e nxënësve në mënyrë të pavarur, krijues dhe kritik, duke kultivuar personalitetin dhe dinjitetin e njeriut të lirë e të vetëdijshëm në zgjedhje dhe vepra.
- Të arrijë realizimin e objektivave në aftësimin shkencor dhe intelektual për të gjithë nxënësit, përgatitjen e tyre për përballimin e jetës në përputhje me nevojat e tregut të punës në varësi të fushave me të cilat ata do të përballen.
- Të krijojë mundësi studimi dhe aplikimi për zgjerimin e njohurive në universitetet shqiptare dhe të huaja sipas preferencave të studimit dhe prirjeve të nxënësve.
- Të jetë një shkollë shembull dhe konkuruese në treg.
- Të edukojë nxënësit me vlerat dhe parimet e një qytetërimi shembull dhe ideal për të gjitha kohërat, i cili as nuk vjetrohet, as rinovohet, por është gjithmonë
aktual duke i shërbyer kështu rregullimit dhe përsosjes së moralit të individit, familjes dhe shoqërisë.