Çfarë do të gjeni te “Hafiz Ibrahim Dalliu”…


Programi ( Plani mësimor)

Planet mësimore dhe programet e përdorura pranë shkollës sonë janë si gjithë programet dhe planet mësimore që operojnë shkollat 9-vjeçare dhe të mesme (gjimnazet) publike, por me disa ndryshime të miratuara në Ministrinë e Arsimit sipas kërkesave tona.

Konkretisht:

Gjuha angleze ofrohet që nga klasa e I deri në klasën XII, për klasat I, II me një orë në javë dhe III-XII me tre orë në javë.

Gjuha e huaj arabe zhvillohet me 2 orë në javë nga klasa I deri në klasën XII.

Edukimi për shoqërinë / Qytetaria nga një orë në javë, pranë shkollës sonë zhvillohet me dy orë në javë duke e ndërthurur atë me etikën. Në këtë mënyrë i kushtojmë një rëndësi të veçantë edukatës dhe moralit.

Lënda e informatikës zhvillohet nga klasa III deri në klasën XII, duke i kushtuar kështu edhe një rëndësi përgatitjes dhe aftësive të TIK-ut.

Nga klasa e VI deri XII ofrohen dy gjuhë të huaja me zgjedhje, gjermanisht dhe turqisht.