Aktivitete jashtëshkollore

Ekskursionet, vizitat e qyteteve të ndryshme dhe aktivitete të tjera jashtëshkollore me qëllim edukimin dhe argëtimin për nxënësit tanë janë një tjetër pjesë e pandashme e planifikimeve tona. Çdo aktivitet zgjidhet me një synim të caktuar edukativ apo edhe tërthorazi mësimor për t’u argëtuar, njohur më mirë me njëri-tjetrin dhe për të parë vlerat e kombit tonë duke vizituar vende të posaçme kulturore, historike e arkeologjike. Gjithashtu, nuk lëmë pa vizituar edhe natyrën e bukur të Shqipërisë si atë malore dhe bregdetare. Edhe kampingjet verore janë një pjesë e rëndësishme e këtyre aktiviteteve.