AKTIVITETE EDUKATIVE
Një vëmendje të veçantë u kushtohet edhe aktiviteteve edukative të cilat janë shumë të nevojshme për formimin e fëmijës, për ngjalljen e altruizmit, mëshirës, dhembshurisë, zemërgjerësisë dhe shumë vlerave të tjera të larta morale. Diskutimet në rang klase, ftesa e personazheve të ndryshme nga jeta publike si dhe aktivitete të tilla ndërgjegjësuese si pastrimi i mjedisit ku jetojmë, projekte dhe nisma në rang klasash dhe shkolle për të ndihmuar familjet dhe bashkëmoshatarët në nevojë, të moshuarit apo fëmijët me aftësi ndryshe janë pjesë e vazhdueshme e veprimtarive tona.
Takim me gazetarin Blendi Fevziu
Në kuadër të aktiviteteve shkollore, kishim kënaqsinë të kishim mes nesh për një bashkëbisedim me nxënësit, gazetarin dhe publicistin e mirënjohur Z.Blendi Fevziu. Ai ndau me nxënësit e shkollës sonë këshilla të dobishme për të lexuarit, dijen e letërsinë.
Së bashku në rrugën e dijes…
Takim me Dr.Justinian Topulli
Eshtë zhvilluar me nxënësit e gjimnazit takimi me temë: “Rrugët e duhura për një studim të shëndetshëm”. I ftuar për ta trajtuar këtë temë ishte Dr. Justinian Topulli. E falenderojmë z. Topulli për qasjen dhe këshillat e vyera që ndau me nxënësit për mënyrat e duhura për të pasur një të nxënë produktiv.
Së bashku në rrugën e dijes…
Program Letrar Artistik - Cikli i Ulët
Nën atmosferën e Muajit të Letërsisë dhe Arteve u zhvillua programi letraro – artistik nga fëmijët e arsimit fillor të klasave të III dhe të IV-ta.
Tek vogëlushët spikati talenti, përkushtimi, organizimi dhe kompeteca e lartë në aktrimin dhe performancën e poezive dhe roleve në skenë. Suksese të mëtejshme në rrugën e bukur të dijes!
Së bashku në rrugën e dijes…
Krijimi më i bukur
ese, prozë, poezi
Në vazhdën e aktiviteteve të muajit të letërsisë e arteve u zhvillua konkursi i krijimeve letrare.
Tematika e tij ishte e përgjithshme, ku pati krijime letrare në lloje e zhanre të ndryshme.
Nxënësit kanë shprehur një interes të madh për të qenë pjesë e këtij konkursi. Me talentin dhe botën e tyre krijuese e artisitike, ata janë një prurje për të ardhmen për t’u rradhitur dhe kontribuar në klubin e shkrimtarëve në prozë e poezi.
Së bashku në rrugën e dijes…
Tetori Rozë
Eshtë zhvilluar sot seminari ndërgjegjësues për kancerin e gjirit, në kuadër të Tetorit Rozë.
Me prezencën e Dr. Kozeta Filipi dhe psikologes Migena Kurushi, mësueset dhe nxënësit e gjimnazit u njohën me shenjat, simptomat, mënyrën e diagnostifikimit dhe aspektin psikologjik të përballjes ndaj kësaj sëmundje.
Falënderojmë Institutin e Shëndetit Publik Tiranë dhe Fondacionin “Hiperactivity Albania” për bashkëpunimin në realizimin e këtij aktiviteti. Instituti i Shëndetit Publik dhe “Hyperactivity Albania”
Së bashku në rrugën e dijes…
Vrapo për jetën
Tetori Rozë- fushatë sensibilizuese nga nxënësit tanë nën moton “Vrapo për jetën”🎀🎗🏃♂️🏃♀️
Së bashku në rrugën e dijes…